UEFA SHKRESË FFK-SË: KLUBET E KEQINTERPRETUAN PASQYRËN E FONDEVE!

Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar sot shkresën e UEFA-s, në të cilën kjo e fundit e ka e ka sqaruar situatën e fondeve të saj për federatat anëtare nëpërmjet programit HatTrick, duke u dhënë fund spekulimeve në media dhe rrjete sociale të disa personave nga klubet e futbollit në Kosovë, të cilët pretendonin për fonde nga UEFA, duke e keqinterpretuar Raportin Financiar të UEFA-s 2018/2019.

Në fakt, sekretar i  përgjithshëm i FFK-së ka kërkuar sqarim nga UEFA më 7 maj rreth pretendimeve të klubeve se u takojnë mjete shtesë, pasi disa prej drejtuesve të klubeve të Superligës që tash e sa kohë janë bërë opozitë e FFK-së, kanë kërkuar  nga federata që t’u japë atyre para nga fondi i UEFA-s, pasi mendojnë se u takojnë edhe nga 600 mijë euro me programin e solidaritetit, duke u thirrur në një pasqyrë të Raportit Financiar të UEFA-s, 2018/2019. Megjithatë, në shkresën e UEFA-s nga Thierry Favre shpjegohet se qartë se klubet e kanë keqinterpretuar pasqyrën financiare dhe nuk i takojnë mjete shtesë përveç atyre që kanë pranuar nga federata.

Më poshtë është shkresa e UEFA-s:

 

Më poshtë është pasqyra e Raportit Finaciar të UEFA-s 2018/2019, e cila u keqinterpretua nga disa persona të klubeve në Kosovë: