Zakonet e përditshme që e çlirojnë trupin nga të gjitha dhimbjet

Dhimbja është faktori numër një dobësues në mbarë botën dhe arsyeja më e shpeshtë për konsultimin me mjekët në vendet e zhvilluara. Pjesa më e madhe e këtyre dhimbjeve fizike janë rezultat i mënyrës tonë të jetesës sedentare ose të tensionuar.

Këto dhimbje mund të shmangen lehtë duke ndjekur disa zakone të shëndetshme dhe duke ui përmbajtur një stili të shëndetshëm jetese.

Ne po ju paraqesim 18 zakone të përditshme që mund t’ju largojnë nga dhimbja.

DHIMBJE KOKE

SHMANGNI KOHËN PARA EKRANIT PËR PERIUDHA TË GJATA

Lodhja e syve është një shkak i zakonshëm i dhimbjeve të kokës për shkak të kompjuterit. Kudo që ushtroni një grup muskujsh për një periudhë të gjatë kohore, ata përfundimisht lodhen dhe fillojnë të dhembin, po kjo është e vërtetë edhe për muskujt e syve. Për ta shmangur këtë, ndiqni këshillën 20-20-20: çdo 20 minuta, shikoni diçka që është të paktën 20 centimetra larg për 20 sekonda.

ZVOGËLONI EKSPOZIMIN NDAJ DIELLIT

Ekspozimi ndaj nxehtësisë së diellit mund të shkaktojë që enët e gjakut në trurin tuaj të zgjerohet dhe të rrisin temperaturën e lëkurës, duke shkaktuar kështu dhembje. Drita e diellit mund të çojë gjithashtu në acarim në sytë tuaj, duke shkaktuar dhimbje koke. Duke vendosur kapele dhe syze gjatë kohës që jeni jashtë në diell mund t’ju mbrojë nga këto dhimbje koke.