Taksa, reciprociteti dhe dialogu me Serbinë

Nga Armend Muja

Procesi i dialogut me Serbinë pothuajse ka vdekur që nga hapja e diskutimeve për korrektimin e kufinjëve dhe vendosja e tarifës 100 %. Zgjedhjet e reja në Kosovë janë dominuar më tepër nga nevoja e trajtimit të sfidave të brendshme si papunësia, keq-qeverisja, ngecjet në sistemin e drejtësisë, shëndetësi, arsim dhe mungesa e përspektivës evropiane/liberalizimit të vizave. Dialogu me Serbinë do të jetë një nga prioritetet.

Ekzistojnë disa sfida dhe dinamika që do të përcaktojnë kahjen e dialogut në vazhdim: mungesa e një qasje të unisuar ndërkombëtare në raport me dialogun, mosbesimi i shtuar Kosovë-Serbi dhe mos-marrëveshjet mbrenda spektrit politik në Kosovë. Qeveria e Kosovës duhet të riformuloj pozicionin e Kosovës në dialog përmes (1) instiitucionalizimit të dialogut, (2) rishikimit të qëllimit të Kosovës në dialog, (3) analizim dhe shqyrtim të zbatimit dhe përmbajtjes së marrëveshjeve Kosovë-Serbi ndërmjet 2011-2016, (4) zëvendësim të takës 100% me reciprocitet ekonomik dhe (5) reciprocitet politik. Para fillimit të dialogut, Kosova duhet të pres rezultatin e zgjedhjeve në Serbi (prill, 2020) dhe Samitin e BE-Ballkan Perendimor (maj 2020).

SHBA dhe BE kanë qasje të ndryshme sa i përkët dialogut Kosovë-Serbi – SHBA, përmes Ambasadorit Richard Grenell do të insistoj për një qasje të përshpejtuar të dialogut ndërsa BE do të insistoj për një qasje më të ngadalshme. Trump do të insistoj për konkludim të shpejtë të bisedimeve para fushatës për zgjedhje presidenciale në nëntor 2020. Dy parime kryesore do të dominojnë qasjen e SHBA – shpejtësia dhe një përceptim që zhvillimi ekonomik ndihmon uljen e tensioneve mes vendeve. BE ende nuk ka një qasje të unisuar. Në të kaluarën ata themeluar disa mekanizma si Procesi i Berlinit dhe Dialogu Prishtinë-Beograd i udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së. Ka dyshime për kredibilitetin e BE-së si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Si minimum, BE shihet e ngathtë, nuk mban premtimet dhe nuk ka muskuj për të garantuar arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve.

(1) Institutcionalizimi i dialogut – Dialogu duhet të udheheqet nga Qeveria e Kosovës. Sic evidentohet nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri i vendit ka përgjegjësinë primare. Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Marrëveshje Ndërkombëtare parasheh Kryeministrin, Kuvendin dhe Presidentin e vendit si institucionet me përgjegjesi kryesore. Dialogu zhvillohet në nivel të Qeverive të vendit, diskutohen dhe aprovohen në Kuvend dhe ratifikohen nga Presidenti.

(2) Pranimi dhe njohja – Kosova duhet të përqëndrohet në njohje de-facto nga Serbia në fazën fillestare. Instistimi në njohje de-jure nga Serbia dhe OKB i ka dhënë shumë peshë pozitës së Serbisë dhe ka ri-fuqizuar Rusinë si akter ne fatin e Kosoves. Qeveria e Kosovës duhet të insistoj dhe loboj tek vendet kyce të BE-së që njohja de-jure të bëhet kriter në anëtarësimin e Serbisë në BE. Pozicioni i Kosovës duhet të kufizohet brenda provizioneve kushtetuese dhe në zbatim të plotë të Pakos së Ahtisarit. Kosova do të duhet të pajtohet me zbatimin e Ligjit për Normalizim të Marrëdhënieve me Serbinë (2013) dhe një version të Asociacionit që mbështetet në Kartën Evropiane për Vet-qeverisje Lokale dhe brenda normave ekzistuese kushtetuese.

(3) Zbatimi dhe rishikimi i marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik dhe politik – Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar rreth 31 marrëveshje të ndryshme si pjesë e dialogut teknik 2011-2013 dhe dialogut politik 2013-2016. Qeveria e Kosovës duhet të lansoj një proces të rishikimit të marrëveshjeve për të dokumentuar ngecjet në zbatim dhe përmbajtje. Disa marrëveshje nuk janë zbatuar e disa tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht përfshirë: Marrëveshja mbi Urën, Marrëveshja mbi Energjinë, Marrëveshja për IBM, Marrëveshja për Njohje të Diplomave etj. Përmbajtja e disa Marrëveshjeve duhet të rishikohet sidomos ajo për Përfaqësim Rajonal, Dokumente të Udhëtimit dhe Tabela të Veturave.

(4) Reciprociteti ekonomik dhe heqja e takës – Kosova importonte rreth 450 milion euro nga Serbia në vitin 2018. Kjo paraqet vetëm 3.4 % të eksporteve të Serbisë. Taksa është një mjet efektiv për të krijuar vizibilitet por nuk është potente për të ndryshuar pozicionin e Serbisë. Kosova duhet të heq taksën edhe për të lehtësuar presionin ndërkombëtar dhe hedhur topin e ngecje në dialog tek kundërshtari. Reciprociteti politik dhe ekonomik është masë më e fortë dhe më efektive për arritje të qëllimit përfundimtar. Në aspektin ekonomik, Kosova duhet të vendos masa reciprociteti tek dokumentet doganore, certifikatat fito-sanitare dhe praktika e dampingut. Njhëkohësisht, Kosova duhet të insistoj në masa reciprociteti deri në heqje të barrierave jo-tregtare dhe administrative që pengojnë lirinë e lëvizjes së mallërave, njërze dhe kapitalit – njohja e diplomave dhe kualifikimeve, heqja e pengesave në shërbime, zbatimi i marrëveshjes së IBM. Gjithashtu, Kosova duhet të insistoj në liberalizim të tregtisë në shërbime dhe zbatim të standardeve të BE-së në Prokurim Publik dhe kundër praktikës së diskriminimit dhe përjashtimit të ofertuesve të shërbimeve në IT dhe ndërtimtari. Tregtia e lirë duhet të jetë edhe fer. Kosova duhet të insistoj në norma fikse të shkëmbimit monetar. Serbia njihet për praktikën e zhvlerësimit të vazhdueshëm të dinarit.

(5) Reciprociteti politik – Kosova duhet të përqëndrohet në kufizim të përpjekjeve të Serbisë për të ndryshuar narrativën e luftës. Krahas miratimit të Ligjit për kriminalizim të mohimit të krimeve në Kosovë, ajo duhet të rris kapacitetet e Prokurorisë së saj Speciale për të gjykuar krimet ndaj civileve shqiptar gjatë viteve të 90-ta. Kjo është e rëndësishme për të ribrenduar Kosovën pas Raportit te Dick Martty dhe minimizuar presionin e brendshëm ndaj efektit të aktakuzave të Gjykatës Speciale. Së dyti, Kosova duhet të insistoj tek BE që Serbia të miratoj ligjin për Amnesti ngjashëm sic e ka bërë Kosova, kufizoj juridiksionin unverzal të Serbisë ndaj krimeve të pretenduara në territorin e ish-Jugosllavisë dhe anulim të fletarresteve të Serbisë ndaj ish-ushtarëve të UCK-së dhe qytetarëve të Kosovës. Se fundmi, te drejtat e shqiptareve te Lugines duhet nderlidhur me diskutimet per te drejtat e Serbeve te Kosoves.