KRYEMINISTRI I SHKARKUAR DHE KËRCËNIMI ME THIRRJET PËR LUFTË “VËLLAVRASËSE”!

Shkruan Gjeneral Hisen Berisha :A po shkelni mbi gjakun e Enver Zymberit Qeveritar?

Në vend të vëllavrasjes, urdhëroni vëllezër të LVV të Kosovës e ndonjë patridhiot si Andi, i nip i Gjeneral Bushatit nga Shqipëria, i njohur për masakrat ndaj luftëtarëve shqiptar të Kosovës rrugës për Tivar, me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës e Kryetarin e Mitrovicës në ballë, ta “lironi” Mitrovicën nga pushteti ilegal serb i Serbisë!
Nuk mund të jet vëlla i popullit të Kosovës ay që bën thirrje për tu vrarë mes vete për pushtet!
Por përderisa kryeministri e sejment e tij, refuzojnë me retorika dogmatike vendimin e Gjykatës kushtetuese si i vetmi institucion i autorizuar të interpretoj kushtetutën, pastaj e mbiquan institucionin e presidentin si “Noter publik shtetëror”, atëherë kjo përbën shkak të thellimit krizës së mos funksionimit hierarkik të shtetit. Nisur nga parimi ushtarak i hierarkisë, ajo duhet respektuar pikërisht për funksionimin e shtetit, duke mos parë individin brenda asaj pozite funksionale shtetërore por institucionin kushtetues.
Por, kjo gjuhë tani me ka mare kursin kuptimorë me veprimin praktik të heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit. Me këtë veprim pra nuk kemi tarifë, kemi reciprocitet e kjo ka bërë që Kosova brenda 24h-it të dytë, ka rreth një gjysmë milioni euro mallra serbe import nga Serbia, faktikisht kemi kthimin e Kosovës në treg të mallrave të Serbisë dhe e tërë kjo duhet interpretuar me dogmatizmin retorik të kryeministrit si heqje e tarifës dhe zëvendësimin me reciprocitet.
Etja për karrigen e pushtetit të kryeministrit e bëri paragjykues kur ia thash në disa prononcime publike se “është shkalla e zhvillimit ekonomik ajo që e determinon nëse një shtet mund të hyj në raporte reciprociteti me një shtet tjetër si ne rasti e Kosovës me Serbinë.
Pa anashkaluar këtu edhe TKURRJEN e pushtetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në veriun e sajë, një shkelje kjo me elemente tradhtie ndaj Kushtetutës dhe Deklaratës së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ministri në detyrë z. Sfeçla, ka vendosur dhe policinë në urë për ta përligjur vendimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës. Çështja më e ndjeshme shtrohet për Z. Ministër Sfeçla, po policët doganor nën mëshirën e kujt pushtet mbeten. Nuk je Ministri i brendshëm me vendbanim në Preshevë por ke status shtetësie të Republikës së Kosovës ashtu siç Albini nga Katerkolla.
Pyetja më tronditëse është se, a po shkelni mbi gjakun e Enver Zymberit?
Në deklarata zyrtare të zhurmuesit Kryeziu, të Qeverisë së shkarkuar Kurti, Corona virusi si pandemi me karakter transnacional nuk njeh kufij, racë as nacionalitet. Kjo është gjuha internacionaliste me të cilën po mundohen ta arsyetojnë pushtetin paralel të Serbisë në vëri.
Qeveria e LVV dhe LDK, corona virusin po e trajton si motiv i “bashkim vllaznimit” e jo si dhunim e cenim të integritetit territorial e sovranitetit politik të Republikës së Kosovës. Kujtoni se në vitin 2013, kjo pjesë e territorit, me urdhër të kryeministrit të atëhershëm u futen me forcë nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. Kurse vitin që iku Policia e Kosovës edhe i arrestoi shumë emra të përveçëm të fortish, të involvuar në krime natyrash të ndryshme. Pra, juridiksioni i qeverisë së Kosovës ishte pozitiv.
Po ashtu ju kemi përkujtuar z. Kryeministër se Serbia përmes BE është rikthyer në komunat me shumicë serbe dhe po ushtron pushtet paralel. Kjo duhet të marrë fund. Ne Mitrovicën veriore, gjendja është afër eskalimit. Ne dimë për gjendjen e të infektuarve në Serbi e nuk dimë asgjë për Mitrovicë! Nuk dimë për nevojat e spitalit atje, as për masat e marra. Pra krejt kjo është krijuar nga roli i BE. Mjaft është mjaft! Ne duhet me aplikua reciprocitetin me vendet e BE.
Çështja tanimë ka mare një konstelacion më serioz ngase sot një pjesë e territorit të Kosovës është nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme të shëtit të Serbisë.
Nëse Kryeministri i Kosovës nuk ju ofron mbrojte nga korona virusit serbëve iu jep alibi për vetorganizim.
Nëse serbet në Gorazhdec apo në Hoqë do të pranojnë masat e qeverisë së Kosovës, pse mos me i pranua ata në veri. Policia e Kosovës i ka kapacitetet e mjaftueshme me imponua masat ligjore qeverisëse me dërgimin e policisë në veri.
Qeveria e Kosovës qëllimshëm po tkurret duke mos u kujdes ndaj shtetasve të Republikës edhe në veriun e Mitrovicës. Pra kundër virusit duhet me pasë të njëjta masa në krejt territorin.
Ndoshta kjo tkurrje duhet parë edhe si shkelje ligjore/kushtetuese e kryeministrit duke lenë jashtë vëmendjes qeverisëse shtetasit që jetojnë në at territor.
Kjo është situata e cila duhet kontrolluar me çdo çmim. Për këtë duhet angazhuar patjetër edhe serbet në institucione ose siç thoshte Albini në opozitë, duhet me u thirre nga institucionet qeverisëse dhe me u vendose në krye të mbikëqyrjes së situatës pandemike. Jo me ikë kështu pa asnjë tentativë të përkujdesit qeverisës. Kjo është shkelje ligjore e rëndë që po konsumon kryeministri Kurti.
Kjo mund te ketë edhe një konotacion negativ dhe të shtyj në veprim ata që kanë kredi gjaku në lirinë, pavarësinë dhe integritetin territorial e sovranitetin politik të shtetit tonë, Republikës së Kosovës, Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.