IKJA E STUDENTEVE NGA VENDLINDJA

IKJA E STUDENTEVE NGA VENDLINDJA

Shkruan : Pajtim Hodolli 

Kosovë, vendi im i dashur mos luaj me kapitalin tënd të çmuar. Ruaje rinin tënde me të cilën çdo vend i botës do të krenohej.

Lojë e keqe është ka luhet me studentët e vendit tonë, shumë breza e kanë pritur që koha që do vie të jetë kohë e punësimit, e lumturisë , e arsimimit  e jo kohë që po t’u ipet shansi i pare të rinjtë do të ikin në vendet e perëndimit.

Kush po i  bënë këto të zeza për studentët që me mund arrijnë ti përfundojnë studimet ?

Po kush tjetër pos qenësorëve të vet shoqërisë aktuale qeverisëse  dhe “ të mdhenjët “ e partive politike të cilët po e shesin vendin e tyre për interesa personale e partiake. Kush po i dekompozon idetë e te rinjve tanë. Kush po e udhëheqë këtë punë me qëllime anti kombëtare ???

A ka shoqëria jonë demokratike  interesim të njëmendët  për problemet e të rinjve ? JO.

E rinia ( studentet ) po mbetet pa asgjë, po manipulohet, po shfrytëzohet, torturohet, nga matrapazët e ndryshëm , të cilët po iu grahin rrugëve të pa rrugë, siç janë: shfrytëzimi për interesat e tyre, hajnia, dolloveret e ndryshme, droga, prostitucioni, punët e papuna e  shumë e shumë abuzime tjera deri të ma e keqja krimi.

Dinjiteti i kësaj shoqërie po zbehet dita – ditës ngase punësim ska, vendimarrje ska, avancim ska, “ pa te njohshëm ska “ andaj ska edhe perspektivë të jetohet në këtë vend. Shumë të rijnë këtë vend e cilësojnë si vend të njerëzve me pushtet dhe se vetëm fëmijët e tyre mund të arrijnë atë që dojnë pavarësisht sa janë të suksesshëm në studime.

Besoni askush nuk po mendon për të rinjtë, bash askush ! E për këtë të rinjtë janë detyruar që për një jetë më të mirë të shkojmë në atdheun e huaj e të punojmë si rrogëtar. Në mendjen tonë është ngulitur fjala IKJE, pavarësisht rreziqeve, pavarësisht sa kodra do ti kalojnë, sa ditë pa bukë do mbesin, ku do shkojnë e për kë do të punojnë, thjesht iu ka mërzit jeta në këtë vend pa perspektivë.

Kjo është e vërteta, ikin të rinjë e të reja, nxënës e student, të diplomuar, e me master. Ky është realiteti i vendit tim !

Kosovë, vendi im i dashur mos luaj me kapitalin tënd te çmuar. Ruaje rinin tënde me të cilnë çdo vend i botës do të krenohej. Ruaj thesarin tënd. Dili Zot vendit tënd !