Edhe Albin Kurti ka të drejtë të ndryshojë

Nga Kimete Berisha

S’di pse ju habit ndryshimi i tij.

S’di pse keni kujtuar se ai do të marrë ‘në thua’ në shtizën e flamuri të Kosovës.
Nuk e ka ‘armiku’ i Albinit atë nafakë.

Cilit flamur?
Ende pa krijuar sentiment për të, me marrë në thua në të, e me ia pa sherrin.

Jo.
Se as dasmat njëherë për njëherë nuk bëhen me flamurin e Kosovës, pa valu flamuri kuq all, nuk ndjejmë tani për tani.
Por s’i dihet sentimentit. Sa kush u dashuru bash në tipin që e ka pas më së shumti mërzi, që thonë krejt çka e ke mërzi ta çon Zoti.

Krejt papritur, nata bëhet ditë e fillon ndryshimi.

Kush është ai budalla që me mend n’kry’ thotë se flamurin e Kosovës nuk e pranoj.

E pranove, s’e pranove-flamuri ekziston. A ka më budallaki se me mohu realitetin.
Krejt çka mund të thuash: flamuri s’është i bukur mjaftueshëm dhe e kisha zbukuru pak, ja kisha zbut pak kontrastin mavi-sari.

Ti ke të drejtë mos me t’pëlqy vetja e me ndërhy me ndryshu hundë e buzë, jo flamurin.

Ti ke të drejtë me kërku me ndryshu gjininë tënde në Kosovë, por Evropa s’të jep të drejtë me ndryshu flamurin që është veç një copë bezi.

Tek e fundit kush po mërzitet për pamjen e flamurit.

Albini nuk e ka pranuar flamurin e Kosovës, atëherë kur askush s’ka kërkuar nga ai ta pranoj, pra, kur ka qenë komod dhe ka pas luks të zgjedh.

Prandaj, Liria personale është më e bukura në botë, por ajo liri s’të çon askund, përveç në qiell, ku s’të duhet pushteti.

Tash kur prej Albinit Kryeministër kërkohet ta pranoj flamurin-ky nornal që e pranon atë, nuk u tranu me shti ‘kry’ me basma e me bojna.

P.S. Vetëm gjenitë përshtaten dhe ndryshojnë. Budallenjtë myken me një palë mend duke pritur që ‘ndryshimet’ t’u përshtaten atyre.