Demokracia nё Kosovё!

Shkruan: Prof. dr. Flamur Shala

Demokracia, e ndёrtuar nё Kosovё, duhet t’u ketё hapur udhё tё gjithёve, edhe atyre qё nuk kanё arritur ende t’i pёrshtaten frymёs sё saj, ta ҫmojnё dhe ta kultivojnё kёtё frymё, tё domosdoshme pёr pёrparimin e vendit tonё. Sa mё shumё tё ketё demokraci, kudo ku kemi tre njerёz, treqind a tre mijё, aty duhet tё ketё marrёveshje tё bazuar, sepse ky sistem i kahershёm, pёr tё cilin u sakrifikua shumё, ka mundёsuar tё mёsojmё se s’ka pёrpjekje mё fisnike, e s’ka mё sublime se tё zbatosh kёtё princip tё fuqishёm tё botёs sё pёrparuar. Kurrё nuk duhet t’u besojmё atyre qё zvarriten pёr tё qenё pjesё e frymёs demokratike, pjesё e proceseve demokratike. Kurrё nuk do tё ketё tё tillё qё mund tё bёhen pengues tё kёsaj fryme. Ajo vjen nga lart e vjen nga poshtё, nga e djathta e nga e majta.