Shpejtim Bulliqi: Nuk do ta çrrënjos Rugovizmin në Llap

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje z. Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas disa lajmeve në disa portale që sipas tij janë të dirigjuara nga Djemtë e Agim Veliut e që Sipas tyre, Shpejtim Bulliqi ka për qellim të çrrënjosë Rugovizmin në llap.

Ne reagimin e tij në Facebook shkruan:

Një lajm që po qarkullon nëpër disa portale, është lajm i atyre që kanë për qëllim të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe mua si kandidat për kryetar komune, dhe është duke u bërë nga frika e humbjes së pushtetit.
Janë shfrenuar “djemtë e pergledhur” me shpifje të ulëta, që kanë qëllim të dezinformojnë publikun, gjoja unë kam për qëllim të ç’rrënjos Rugovizmin në Llap.
E vërteta është që unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE duam të ç’rrënjosim hajninë dhe keqqeverisjen në Llap, si dhe t’i hapim rrugë zhvillimit e drejtësisë.

Një lajm që po qarkullon nëpër disa portale, është lajm i atyre që kanë për qëllim të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe…

Geplaatst door Shpejtim Bulliqi op Dinsdag 18 februari 2020