Rrjeti i OJQ-ve, Demokracia Fillon-DFK Këtu me fushatë vetëdijsuese kundër “COVID 19”

Rrjeti i organziatave të shoqërisë civile Demokracia Fillon Këtu-DFK ka filluar një aktivitet për të informuar qytetarët rreth rasteve të përsonave të infektuar me “Covid 19” duke përdorur metoda me të lehta për ta kuptuar secili qytetarë se, nga janë rastet me “Covid 19” sipas lokacioneve fshat- qytet dhe të paraqitura ne hartë me figura.

 Shemsi Jashari Drejtori ekzekutiv i rrjetit Demorkacia Fillon Këtu-DFK në një prononcim për “RKSPRESS” ka thënë se këtë aktivitet e kemi filluar me qëllim të njoftimit me të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Podujevës dhe kjo po realizohet në bashkëpunim me Akademinë e shkencave kompjuterike “OMICRON” @omicron.rks   e cila ka zyre në Podujevë dhe në Prishtinë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve nga Komuna e Podujevës rezultojnë 23 raste POZITIVE

Sipas Shemsi Jasharit, shoqëria civile është e gatshme për të ndihmuar institucionet komunale me punë vullnetare, për të menagjuar situatën e pandemicë “Covid 19” duke u angazhuar ne fushata vetëdijsuese, asistencë teknike për të sistemuar të dhënat, në monitorimin e rasteve të prekura se sa po respektojnë rregullat për tu izoluar dhe për këtë qëllim ka lansuar edhe një faqe në Facebook të quajtur “Raporto përsonat me “Covid 19” që nuk izolohen”, përmes së cilës synojnë të marrin njoftime anonime nga qytetarët për përsonat e pakujdesshëm që thyejnë rregullat e vendosura nga IKSHPK.

Sipas Shemsi Jasharit, tani i mbetet institucioneve lokale për ta pranuar ndihmën vullnetare të shoqërisë civile, ngase ne si shoqëri civile mendojmë se lufta ndaj pandemisë është obligim i të gjithve kush sa ka mundësi dhe kapacitete profesionale.

Me poshtë gjeni postimin e tyre ne faqen e Facebook-ut, të Demokracia Fillon Këtu-DFK

 

23 RASTE ME "COVID 19" NË PODUJEVË DATA 05.08.2020Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Geplaatst door Rrjeti i OJQ-ve Lokale "Demokracia Fillon Këtu" op Woensdag 5 augustus 2020