Raporti 24 orësh i rasteve me “Covid 19”

06.08.2020

Rrjeti i Organizatave “Demokracia Fillon Këtu-DFK” & Omicron, ka publikuar te dhënat e rasteve të dala pozitive me datë 06.08.2020 të paraqitura ne hartë sipas lokacioneve .. këtë metodë sipas tyre e praktikojnë me qellim që qytetarët ta kuptojnë me lehtë se ne cilat lokacione ka raste me COVID 19.

134 TË SHËRUAR DHE 196 RASTE ME COVID-19 NËNË NIVEL VENDI!

12 RASTE POZITIVE NE PODUJEVË!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.