Policia e Kosovës :NJOFTIM PËR MEDIA

Referuar interesimit dhe kërkesave të shumta nga mediat Policia e Kosovës lëshon këtë njoftim

Prishtinë, 24 mars 2020

Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara në vendin tonë nga pandemia, coronavirusi COVID-19, me kohë ka hartuar urdhrin operativ të cilin tanimë e ka në implementim, ku të gjitha aktivitetet dhe masat i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave të harmonizuara sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Policia e Kosovës nuk komenton apo interpreton asnjë vendim, Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton.
Njëkohësisht Policia e Kosovës, koordinon aktivitetet e saja me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

NJOFTIM PËR MEDIAReferuar interesimit dhe kërkesave të shumta nga mediat Policia e Kosovës lëshon këtë…

Geplaatst door Kosovo Police op Dinsdag 24 maart 2020