Po vazhdon Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shtyhet konferenca e kryeparlamentares Osmanit

Ka më shumë se dy orë prej kur ka nisur Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Fiks në orën 14:00 nisi kjo mledhje, e cila po mbahet për të vendosur nëse salla kryesore e Kuvendit, i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës për mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, transmeton Indeksonline.

 

 

Ndonëse, në orën 16:00 kryetarja, Osmani do ta bënte publike vendosjen ose ajo të mbajtjes së seancës, konferenca është shtyrë një orë më vonë.

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se konferenca për media e kryeparlamentares Osmani, shtyhet për në orën 17:00, transmeton Indeksonline.

Konferenca për media e kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e paraparë për në orën 16:00, për shkak të vazhdimit të mbledhjes së Kryesisë, shtyhet për në orën 17:00.”, thuhet në njoftim./Indeksonline