Pajtim Hodolli: Asnjë aktivitet i realizuar nga KKSB Podujevë gjatë vitit 2019 dhe asnjë aktivitet i planifikuar në 2020

Sot në seancën e Kuvendit Komunal të Podujevës u diskutua për Raportin e Punës së KKSB për vitin 2019 dhe për planin e punës për vitin 2020.

Asambleisti Pajtim Hodolli nga PDK-ja, ka pasur shumë vërejtje në raportin e prezentuar nga Faik Muqiqi në Emër të KKSB Podujevë.  Ai ndonëse posa ka filluar mandatin tregohet shumë aktiv  ne diskutime nnë kuvend, ai përmes një postimi në facebook ka treguar se çfar ka diskutuar në kuvend.

Nga ana e pushtetit u prezentua raporti i punës për vitin 2019, ku edhe pse dihej u dëshmua se Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi KKSB gjatë vitit 2019, nuk ka punuar aspak konform mandatit që ka dhe krejt çfar kanë bërë ai këshill ka qenë marrja e meditjeve dhe dëgjimi i raporteve. Asnje aktivitet të planifikuar e as realizuar. Ai në fund ka shtruar një varg Pyetjesh për përfaqsuesit e KKSB :

A është financuar ndonjë projekt – fushatë vetëdijësuese lidhur me sigurinë në bashkësi që është inicuar nga ky këshill?

A ka ndonjë iniciativë të propozuar nga shoqëria cilvile pjesë e KKSB ?

A nuk ju duket shqetësuese përfshirja e të rinjëve në raste penale?

A nuk ju duken shqetësuese rastet e ngacëmimeve seksuale ?

Çka duhet të ndodhë në Podujevë që të ndërmerr diçka ky këshill ?

Për më shumë shih fjalën që kishte para Asamblesë Komunale

Sot në seancën e Kuvendit Komunal të Podujevës u diskutua për Raportine Punës së KKSB për vitin 2019 dhe për planin e…

Geplaatst door Pajtim Hodolli op Maandag 2 maart 2020