Nga SHBA ndihmon vendin e tij

Xhafer Rama,si student kishte shkuar në SHBA përmes një programi shkollimi dhe falë zgjuarsisë së tij ai kishte arritur që, për një  herë në afat rekord të kryente tri drejtime, ne Berea College, Kentucky, SHBA ne periudhën Gusht 2013 – Maj 2017,1- Bachelor of Arts në Informatikë dhe Shkenca Kompjuterike, 2-Bachelor of Arts në Matematikë, 3-Bachelor of Arts në Ekonomi.

Duke u bërë kështu një djalë i ri me shumë oferta për punë në institucione e agjenci kredibile shtetrore në SHBA. Ai kishte marr ofertë dhe ishte pranuar të punonte edhe për NASA- National Aeronautics and Space Administration, Washington DC, SHBA aty ai, Udhëheqi ndërtimin e aplikacioneve në internet që përqendrohen në ngjarjet aktuale mjedisore dhe klimatike me një grup shkencëtarësh (aplikacionet e ndertuara jane edhe publike: https://glam1.gsfc.nasa.gov & https://vbd.usra.edu) Analizoj të dhëna dhe shfaqi të dhënat në mënyra informative (përmes algoritmeve si Regresioni Logjistik dhe Machine Learning) për baza të ndryshime të ushtarëve Amerikan,Udhëheq punën e ndërtimeve të alegoritmeve që përcaktojnë sëmundjën e radhës në një kontinent para dërgimit të trupave Amerikane, Menagjoi faqe të ndryshme të Ministrisë se Brendëshme Amerikane dhe sigurimin etyre nga sulmet kibernetike

.

Xhafer Rama, aktualisht punon si inxhinier softverik per Blue Raster LLC në Washington DC.

E këto të arritura dhe kjo dije e tij ishin vlerësuar nga shoqëria civile, Rrjeti Demokracia Fillon Këtu-DFK, në komunën e Podujevës duke e zgjedhur si përsoni i vitit 2019 dhe duke i ndarë mirënjohje për të arriturat e tij. Kjo mirënjohje ishte pritur mire nga z. Rama dhe qysh atëhere kishte shprehur vullnetin që ta ndihmojë shoqërinë civile ne projektet për komunitetin.

Tani që pandemia “Covid 19” ka përfshirë gjithë botën dhe ka rrezikuar miliona njerëz në mbarë botën z. Xhafer Rama, ndonëse në SHBA ai ka vendosur të bëjë atë që dinë më së miri të ndihmojë vendin e tijë duke i ofruar njohurit e tija mbi teknologjinë, bashkë me shoqërinë civile në nisjën e një fushate që tregon rastet e personave të infektuar duke i paraqitur ato në hartografi dhe skema te ngryshme grafike. Këtë punë ai e bënë falas dhe ndihet mirë që sado pak të mund të kontribuoj për vendin e tijë.

Xhfer Rama shprehet se është i gatshëm që njohurit e tija ti vejë në shërbim të institucioneve lokale, me qellim që të ndihmoj ne lehtësimin studimit, analizave dhe paraqitjeve të qarta grafike, permes aplikacioneve dhe databazave të rasteve sipas rajoneve, e lokaliteteve me qëllim që të shihet qartë se nga ka raste me shumë nga po zgjerohet pandemia dhe ku duhet përqendruar fokusi i institucioneve për të  intervenuar.

Shemsi Jashari nga Demokracia Fillon Këtu-DFK, shprehet shumë i kënaqur që shoqëria civile në Podujevë ka një partner professional i cili vullnetarisht don ta ndihmoj atë ndonëse fizikisht nuk është në Kosovë. Shembulli i z. Xhafer Rames duhet të ndjeket nga të gjithë sepse ne raste si kjo të gjith duhet të vihemi në shërbim të vendit thot ai.