MUHAXHERI: KRIJIMI QEVERISË SË RE ËSHTË AFËR

Kryetari i Komunës së Pejës, njëherit nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri tha se kandidati për kryeministër Avdullah Hoti është duke i zhvilluar negociatat me partnerët.

Për kohën se kur do të mund të themelohet qeveria e re e Kosovës, ai nuk ka dhënë ndonjë afat, por ka thënë se krijimi i saj është është afër. “Po besoj se kandidati ynë është duke i zhvilluar negociata dhe besoj se është afër në krijimin e qeverisë së re të Kosovës”, tha Muhaxheri për RTK