MOS LUANI ME NDJENJA TË FAMILJËS SEKIRAQA, DAJLI I SË CILËS U VRA MIZORISHT NË FRANCË NGA GRUAJA E TIJË, NUK UA KA BORGJ!

Shkruan Shemsi Jashari – Pas nisjes se nje peticioni per amnestinë e te denuares per vrasjen makabre të burrit të saj në Francë reagon aktivisti i shoqërisë civile.

Me 21 shtator 2018, në Francë, Suzana, ka vrarë bashkëshortin e saj duke e goditur 11 herë me sëpatë.. e tmerrshme, pastaj me gjakftohtësi ka marrur fëmijët dhe me veturë ka ardhur në Kosovë duke vozitur mbi 2000 km. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë!!! Kufoma e burrit të saj është gjetur pas 10 ditësh e deformuar dhe e kasapitur derisa ishte ne gjumë!! Kështu thot raporti i ekspertizes Franceze.
E në rrjete sociale kemi parë kohen e fundit se, qarkullon një peticion “Online” për amnestinë e Suzana Zogijanit, e cila është denuar nga gjykata Gjykata Themelore me 25 vite burg për vrasjen e burrit të saj në Francë.
Nuk dihet kush e pse e ka nisur këtë peticion por është nisur nën arsyen se është “Femër” kryesja e krimit, çfar absurdi!!! Çka ka lidhje që është femër nëse ka kryer krim dhe i është vërtetuar në gjykatë ajo është kriminele kaq e thjesht është kjo punë.
Drejtësisa nuk bëhët me “Peticione Online” por me process të drejtë gjyqësor, ballafaqim në gjykatë dhe vertetim të provave.
Gjykata Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, me aktgjykimin PKR.nr.37/2019, të datës 24.01.2020, e ka shpallur fajtore të akuzuarën S.Z.-S., për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 par. 1 nën par. 3 dhe 4 të KPRK-së, dhe për këtë vepër penale e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vjet, në të cilin dënim i ka llogaritur edhe kohen e kaluar në paraburgim nga data 05.10.2018, e gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Pas aknkimimt është vertetuar edhe nga Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda, në kolegjin e përbërë nga gjyqtarët: Kreshnik Radoniqi, kryetar, Xhevdet Abazi dhe Abdullah Ahmeti, anëtarë. Ekziston ligji mbi amnisti dhe rastet kur personat mund të amnistohen, mirëpo jo si në rastin në fjalë që kanë filluar të bëhen peticione pasi edhe kjo mund të konsiderohet trysni.
“Çështja në shkallë të dytë, është gjykuar nga një kolegj profesional i Departamentit për Krime të Rënda. Të pandehurës i është mundësuar një gjykim i drejtë dhe i paanshëm, me mbrojtje profesionale, duke mos ju mohuar ndonjë e drejtë e përcaktuar më ligj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Unë nuk po themë diçka tjetër perveç mos luani me ndjenja të familjës së të ndjerit sepse nuk ua ka borgj, është e padrejtë, është e pamoralshme, është vrasje e dyfishtë për familjën. Mos nxisni një krim tjetër por lejoni që drejtësia të vendosë drejtësi dhe kryesja e krimit të vuaj denimin e merituar.

Linku me aktgjykimin e shkallës së dytë 👇