Mjeshtri i madh i Kardiokirurgjisë Prof.Dr Adem Grbolar, kirurg kardiovaskular

Shkruan:Dr.Leonard R. Bytyqi -specializant i Kardiokirurgjisë
Fakte, që do të mbesin në historinë e republikës sonë në rrafshin e shëndetësisë, për mjeshtrin e madh të Kardiokirurgjisë Prof.Dr Adem Grbolar, kirurg kardiovaskular.
Profesor Ademi erdhi të kontribuojë përfundimisht për Kardiokirurgjinë kosovare në vitin 2017 .
Ky njeri erdhi pas 20 vitesh të kaluara duke punuar si Kardiokirurg në Turqi,me përvojë dhe dije të hatashme, duke numëruar mbi 10 mijë operime në zemër të hapur, lakmi e cdo kirurgu ambicioz(patëm ose s’patëm qef ne).
Kardiokirurgjinë e mori me dy kardiokirurg të punësuar aty, 3 specializsntë më të vjetër e ne 4 të ri. U emërua U.D shef i Kardiokirurgjisë. Pranoi në punë menjëherë edhe 3 kardiokirurg tjerë.
U ndihmoi, i avancoi dhe u qëndroi pranë si fortesë nê cdo rast të rëndë, ata u pavarsësuan dhe disa prej tyre sot, pos që nuk janë falenderues, janë kthyer në armiqtë më të rrezikshëm që e duan largimin e tij.
Specializantet qe i gjeti, po thuajse me pak procedura operatore te kryera deri ateherë, i edukoi, i nxori në provim, hapi vendet dhe i punësoi në Klinikë, përfshirë edhe një specializant i cili nuk ishte këtu,por jasht shtetit në trajnim, ndersa sot janë kardiokirurg që operojnë të pavarur me shumë sukses edhe rastet më të rënda.
Ndërsa neve cdo ditë po na forcon,pothuajse s kanë mbetur edhe 1 vit kur do te dalim specialist Kardiokirurg, jemi shumë të kënaqur me punën dhe suportin që na ke bërë e po vazhdon, si shef dhe mentor yni.
Profa, na mësoi, që së pari të jemi njerëz e pastaj kirurg. Nga ky njeri mësuam, cka është qetesia në operim, cka është edukata e shkenca, mësuan të gjithë nga ai, por disa e fshehin e disa nuk e pranojnē, por ç rëndësi ka?.
Kardiokirurgjia, nën drejtimin e tij, lulëzoi, si asnjëherë më parë.
Në vitin 2019 u bën mbi 320 operime në zemër të hapur, rekord i madh për ne, por edhe për shëndetësinë kosovare.
Operuam mbi 105 bypasse pa asnjē vdekje, pra nuk ishin syneti, por operime ne zemer te hapur,dmth arritje e madhe për ne dhe shtetin tone, e më së shumti për pacientët tanē.
U zvogëluan trajtimet jashte shtetit per pacientet tane. Kurse në vitin 2019 e 2020, asnje leter e leshuar per trajtim jashte QKUK-Se.
U operuan urgjencat 24 ore, hapem sallen e dyte per operim, u bene operacione nga me komplekse, CABG, CABG vese te zemres te adultet, tumore te zemres, operime valvulare, operime valvulare te kombinuara 2-3 valvula plus CABG ne te njejten kohe, disekacione te aortes, Bentall procedure, me ndihmen e tij, ekipet italiane,turke dhe amerikane ne menyre te organizuar dhe pa shpenzime per prinderit dhe shtetin,operuam, femijet ne zemer te hapur, pa asnje vdekje, i trajtuam pas operimit me dashuri te madhe e i derguam ne shtepi ata engjuj shendoshe e mire, e plot e plot procedura tjera Kardiokirurgjike.
Të gjitha kēto, te organizuara dhe te mbeshtetura nga profesori yne Dr.Adem Grbolar. Në kohën e pandemisë, gjatë karantinës, erdhi cdo ditë, cdo ditē, në pune, kur të gjithe QKUK punonte me staf te redukutar vetem me kujdestari, ndersa ky dhe kryeinfermieri Tasholli erdhen cdo dite ne pune. I trajtoi dhe i trajton te gjithe punetoret njejte, me nje edukate dhe humanizem te pashoq edhe pse ka shume te tille qe e keqperdoren kete miresi te tij, por koha do ta deshmoje qe kane qene gabim.
Edhe pse ky ekspert i madh, i beri gjithe keto gjera te medha per Kardiokirurgjine tone, pati dhe ka kundershtime nga ata qe i perkrahu me se shumti e une mendoj qe pa te drejte iu kundervune, koha do ta tregoje edhe kete.
Sot, eshte nje fushate e madhe e organizuar kunder tij, nga shume njerez brenda dhe jashte QKUK -se, brenda dhe jashte Kardiokirurgjise, nga njerz nuk ia duan te miren sistemit publik shendetesor, me sulme te orkestruara dhe fushata linquese te paverteta, per ta larguar nga pozita e shefit, por edhe per ta larguar edhe nga Kosova, pse po i pengon kjo, besoj e dime te gjithe.
Faktet mbesin te gjalla, jane qindra paciente qe jane falenderues per profen dhe ekipen e tij, jane qindra mijera jete, qe sot frymojne nga puna e duarve te tij, ato urime marrim nga ta cdo dite te jetes.
Ne jemi me fat, qe njohem dhe u edukuam e po edukohemi nga ky njeri, Kirurg dhe njeri i
madh, nuk do ti ndahemi, do ti qendrojme prane, deri ne ferr, sepse burrat e vertete kete pune bejne, kane ne shpirt mirenjohjen falenderimin dhe respektin.
Falemnderit profesor Adem, nga unē studenti yt, i cili nuk do t’a harroje asnjehere kontributin tend, trajtimin tend njerezor e profesional per mua, e per te gjithe ne.
Ne smund ta kthejme asnjehere ato qe bere dhe po ben per ne, por nje gje e di me shume siguri, nuk do te te shaj asnjehere, do te flas me shume krenari se nxenes i kujt jam, e me punen time e te shokve te mi, do te jesh krenar ti, familjet tona, dhe gjithe Kosova.
Falemnerit prof, me respekt
Dr.Leonard R. Bytyqi -specializant i Kardiokirurgjisë. ❤️

 

Fakte, që do të mbesin në historinë e republikës sonë në rrafshin e shëndetësisë, për mjeshtrin e madh të…

Geplaatst door Leonard Bytyqi op Woensdag 23 september 2020