Kurti zhvillon takim me diplomatin e Shqipërisë!

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Fituesi i zgjedhjeve bashkëbisedoi me diplomatin nga Tirana rreth marrëdhënieve mes dy vendeve.

Postimi i plotë:

Pas Ambasadorit Amerikan dje, Ambasadori Shqiptar Qemal Minxhozi dhe sekretarja e parë e ambasadës, znj. Klodiana Karaj sot u pritën në takim nga kryetari i LVV-së, z. Albin Kurti, dhe asistentja e tij, Valë Gjonbalaj.

Ambasadori e përgëzoi z. Kurti për fushatën e qetë zgjedhore, procesin e lirë dhe demokratik zgjedhor, pa incidente, si dhe fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

May be an image of 1 person, sitting, standing and indoor

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e rritjes dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci e për ndërtuar marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon, veçanërisht në fushën e ekonomisë, u shpreh z. Kurti, dhe për këtë ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë në funksion të realizimit të këtij qëllimi.