Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian merr vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Kosovës z.Hashim Thaqi ka pëshendetur vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut  ai në një postim në facebook ka shkruar.

Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë.

Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës. HTH

Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e…

Geplaatst door Hashim Thaçi op Dinsdag 24 maart 2020