Kërcënohet me jetë Ramiz Lladrovci, Policia jep detajet

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë kërcënim me jetë nga një person

Burime të sigurta nga kjo komunë kanë thënë, se kryetari ka marrë kërcënime serioze dhe për këtë edhe është arrestuar nga policia kërcënuesi.

Policia e Kosovës e konfirmuar rastin.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, i cili ka kanosur me mesazh në rrjetin social viktimën mashkull shqiptar kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës

Nuk dihet akoma se për çfarë ka ardhur deri te ky kërcënim.