ISH-AKTIVISTI I VV-SË: ALBIN KE ORGANIZUAR PROTESTË KUNDËR PAVARËSISË, JEMI PLAGOSUR E VRARË QË TI TË JESH KRYEMINISTËR

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes Naim Ramizi, i cili u plagos në protestat e 10 shkurtit të 2007, ku atë kohë u vranë Arben Xheladini dhe Mon Balaj, ku protestonin së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti kundër pakos së Ahtisarit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka reaguar përmes një letre.

Ramizi përmes një letre drejtuar kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se bajrakun të cilin aj dikur u mbështjellej me të, ai e ka gjuajtur dhe e ka shkelur me të ulur në karrigen e kryeministrit të Kosovës.

Ai ka thënë se Kurti tani po viktimizohet, ashtu dikur kur përdorte atë dhe aktivistët e tjerë si dele të tij dhe i përdorte për viktimizim, shkruan Metro.

Ish-aktivisti ka thënë se Kurti është vetëm një mashtruese dhe këtë po e dëshmon tani edhe Amerika, ku ai po përdor lloj-lloj deklarate vetëm për tu viktimizuar dhe mos humbur karrigen e kryeministrit.

Më poshtë keni letrën e tij të plotë pa ndërhyrje:

Bajrakun në të cilin u thirre e u mbështjelle me të, e gjuajte, e gjuajte sapo i’a ndjeve erën karriges së Kryeministrit, jo që e gjuajte por edhe e shkele. Shkele mbi të sikur mbi tepih te kuq që të dërgonte te karriga e kryeministrit. Me të arritur në destinacionin që e synoje, Vetevendosja për ty më nuk ishte një kauzë por thjesht një emër partie.

Vetevendosja në të cilën u thirr, në kokën e tij nuk e kishte domethënien që e proklamonte. Kohën kur do të qeveriste Vetevendosja e shihnit si kohën kur do të vendosnit vetë për Kosovën, për mua, për ne, për … Ju për 50 ditë u bëtë aktori i disa roleve viktimizuese, u bëtë sikur ai femiu ngucakeq i lagjes, që i nguce të gjithë fëmijët tjerë dhe shkon te babai edhe ankohet se po e ngucin të tjerët e nuk po e lënë të luaj.

Albin Kurti i fyeve e i poshtërove të gjithë edhe u ktheve kah populli edhe the: mua po me shkarkojnë, po më shkarkojnë se me mu s’mundën të bëjnë pazare në dëm të Kosovës. Na tha se ekziston një marrëveshje e fshehtë që parasheh coptimin e Kosovës e që në fakt doli të mos ketë, marrëveshje.

Të gjithë u bëmë dëshmitarë të skenave teatrale ditën e rrëzimit tënd ku nga foltorja e kuvendit hapje gjoksin si MIC Sokoli dhe thoje: Duan të më thyejnë, pa më thye mua nuk bëhet, unë nuk thyhem, unë, unë, unë, flisje për veten në veten e tretë.Albin ti je llastik, ti nuk thyhesh, ti lakohesh, tërhiqesh, këputesh e ku të këputesh më nuk ngjitesh!

Demagogjisë e megalomanisë tënde do t’i vijë fundi, trushperlarësit do ta kuptojnë një ditë se janë të mashtruar dhe ti je mashtruesi. Albin Kurti ke organizu protestë edhe kundër kësaj pavaresie, e që besa edhe unë bashkë me ty edhe shumë tjerë si unë, jemi plagu e jemi vra duke e kundershtu këtë pavarësi që ti kundërshtuesi i saj sot të jesh Kryeministri i saj.

Ne u bëmë delet tua e ti bariu që na gjuaje në gojë te ujkut sa herë që kishe nevojë për t’u viktimizuar, ky je ti Albin. Albin Kurti ku u harrua Astrit Dehari, pse nuk bëtë asnjë lëvizje për ta zbardhur të vërtetën? Albin Kurti, jemi në dijeni se pas largimit të Agim Veliut nga Ministria e punëve të brendshme, zv.Ministri juaj ka mbledhur dosje në këtë Ministri, e ka parë edhe dosjen Deharit?! Do ta zbardhni apo do ta fshehni përfundimisht këtë dosje?.