Intervista me Lavdim Gashi nga organizata Islamic Relief Kosova

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e tyre në Facebook -Islamic Relief është organizatë e pavarur humanitare dhe zhvillimore me një prezencë në mbi 40 vende anembanë globit. Sipas tyre misioni i tyre është për të luftuar varfërinë dhe padrejtësinë për 30 vjet, ata besojnë se njerëzit me pasuri kanë detyrë ndaj atyre më pak fatlumë – pavarësisht racës, përkatësisë politike, gjinisë apo besimit.

Familja e tyre globale përfshinë zyrat kombëtare, partnerët e tyre dhe zyrat në terren.

RKSPRESS ka zhvilluar një intervisë me njërin nga aktivistët e kësaj organizate z. Lavdim Gashi

RKSPRESS: z. Lavdim Gashi cila është veprimtaria e Organizatës tuaj dhe qe sa kohë veproni në Kosovë?

Lavdim Gashi :Islamic Relief Kosova- që nga viti 1999 ka filluar aktivitetin e saj humanitar në zonat ku ka qenë me së shumti e prekur popullata nga lufta, ku kontribut të madh ka dhënë në rindertimin e shtëpive dhe infrastrukturës, kujdes të veçantë kanë dhënë për fëmijet jetim, fëmijët të cilët kanë mbetur pa prindër. Pastaj kanë vazhduar me investime në edukimin e fëmijëve jetim aktualisht kemi 1000 familje me jetim nga të gjitha komunat e Kosovës, ku kujdes të veçantë kemi në edukimin e fëmijëve jetim.

RKSPRESS:  Si jeni të organizuar dhe sa keni staf që punon për organizatën tuaj?

Lavdim Gashi: Ne jemi të ndarë në tri departamente: Departamenti i Programeve, përmes të cilit realizohen projekte për fuqizimin e familjeve me fëmije jetim, konkretisht ju ofrojmë investime në aftësim profesional dhe në hapjen e bizneseve përmes së cilave dalin nga skema sociale.

Departamenti për kujdesin ndaj jetimit, i cili i pranon rastet e familjeve me fëmije jetim, pastaj i verifikon duke i vizituar dhe kërkuar dokumentacionin për verifikim të rasteve se a kanë nevojë apo jo për ndihmë, si dhe kujdesën për vijushmërinë e shkollimit të ktyre fëmijëve. Dhe departamenti për ngritjën e fondeve lokale, që ka për qëllim sigurimin e fondeve me aktivitete të ndryshme për të siguruar donacione e pastaj për të i shpërndarë tek familjët me jetim. Si staf jemi 12 veta të rregullt dhe kemi shume vullnetarë që marrin pjesë në kampanjat tona.

RKSPRESS:  Cili ka qenë aktiviteti juaj për vitin 2019 dhe çka mund të veçoni nga aktivitet tuaja?

Lavdim Gashi: Departamenti për kujdesin ndaj jetimit, i cili i pranon rastet e familjeve me fëmijë jetim, pastaj i verifikon duke i vizituar dhe kërkuar dokumentacionin për verifikim të rasteve se a kanë nevojë apo jo për ndihmë, si dhe kujdesën për vijushmërinë e shkollimit të ktyre fëmijeve . Dhe departamenti për ngritjen e fondeve lokale, që ka për qëllim sigurimin e fondeve me aktivitete të ndryshme për të siguruar donacione e pastaj për të i shpërndarë tek familjët me jetimë. Si staf jemi 12 veta te rregullt dhe kemi shumë vullnetar që marrin pjesë në kampanjat tona.

RKSPRESS:  Cilat janë sfidat tuaja me të cilat përballeni gjatë punës tuaj?

Lavdim Gashi:  Sfidë për ne mbetët mbulimi i të gjithë rasteve, familjeve që janë në pritje për të ua siguruar bursën mujore si dhe pakot ushqimore, zakonisht 200 deri 300 familje i kemi ne pritje.

RKSPRESS:  A keni partneritet me organizatat tjera humanitare vendore apo nderkombëtare?

Lavdim Gashi:  Islamic Relief është organizat ndërkombëtare, përveç në Kosovë operon edhe në 63 shtete tjera, ku një pjesë e tyre janë në shtete të pasura si Amerikë Kanada, Gjermani dhe bëjnë grumbullimin e fondeve për te i ndihmuar shteteve që janë ne zona me krizë humanitare. Ne aplikojmë në zyret tona partnere me projekte zhvillimore dhe ato i financojnë pastaj projektet tona, poashtu bashkëpunim të veçantë kemi me institucionet shtetërore,veçanerishtë me komuna siç është komuna e Vushtrrisë, Hanit të Elezit, Drenasit Skenderait, etj.

RKSPRESS:  Sa është vlera e ndihmave që keni shpërndarë gjatë vitit 2019 dhe si e bëni përzgjedhjën kujt ti ndihmoni?

Lavdim Gashi:  Në vitin 2019, ne kemi ndihmuar mbi 1000 familje me jetim, si dhe mijëra familje ne asistencë sociale, në total në vlerë mbi 1 milion euro.

Ne përveç familjeve me jetim, ju ndihmojmë edhe rasteve sociale me pako ushqimore në ramazan, kurban, dhe dimrit, rastet sociale i marrim nga qendrat sociale të shtetit .

RKSPRESS:  Cilat janë planet tuaja për vitin 2020?

Lavdim Gashi:  Panet për vitin 2020 janë që sa me shumë të investojm ne fuqizimin e familjeve skamnore, të u ofrojm kurse për aftësim profesional, të investojmë në biznese të reja të tyre me qëllim që ti nxjerrim nga skema sociale, thjeshtë të mësohen të punojnë dhe mos të mbesin duke shikuar se kush poa siguron bukën e gojës .

RKSPRESS:  Cili është mesazhi juaj ?

Lavdim Gashi:  Përparsia e Islamic Relief Kosova është ne investimin dhe angazhimin ne dedikim te donacioeneve të atyre që deshirojnë me ndihmuar të varfërit, ne nuk e ndihmojmë askend pa e vertetuar gjendjën e tyre reale, ne në fokus i kemi jetimet të cilët as vet nuk e dinë që janë ne skema sociale, ngase kujdesin ndaj tyre financiarë e ka pasur babai dhe pas vdekjes se babës janë bërë nevojtarë për të u ndihmuar dikush.