Gent Cakaj :Fjala në mbledhjen e organizuar nga Presidenca e Estonisë e Këshillit të Sigurimit,

Sapo mbylla fjalën në mbledhjen e organizuar nga Presidenca e Estonisë e Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar mbi zhvillimet politike 75 vite pas mbarimit të luftës së dytë botërore.

Nënvizuam jo vetëm kontributin historik të Shqipërisë në mposhtjen e forcave nazi-fashiste, por edhe kontributin e sotëm në shërbim të paqes, sigurisë dhe lirive e të drejtave themelore në botë.

Po ashtu, theksuam edhe mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në OKB 🇦🇱🇽🇰!

Si Kryesi e OSBE-së, Shqipëria ka dëshmuar aftësinë e saj për kryerjen e suksesshme të përgjegjësive të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Mbi këtë bazë, angazhimi ynë është i pakursyer për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Sapo mbylla fjalën në mbledhjen e organizuar nga Presidenca e Estonisë e Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar mbi…

Geplaatst door Gent Cakaj op Vrijdag 8 mei 2020