Garë e ashpër e shqiptarëve për zgjedhje në Maqedoninë e Veriut

Të parët që iu drejtuan kutive të votimit në Maqedoninë e Veriut në kohë pandemie janë të moshuarit.

Me maska dhe duke ruajtur distancën sociale, ky shtet po voton të mërkurën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ky proces politik i gjen spektrin shqiptarë në garë më njëri tjetrin. Procesi pritet të vijojë deri në orën 21 të mbrëmjes, dy orë më shumë se në rrethana normale për të shmangur grumbullimet.