Ekskluzive: Kuvendi nesër në ora 11:00 voton për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për mocionin, e ngritur nga Lidhja Demokrate e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, të mbahet nesër me fillim prej orës 11:00.
Burimet e IndeksOnline brenda takimit kanë thënë se shefat e grupeve parlamentare pas debatit të gjatë, u pajtuan që deputetët të njoftohen për mbajtjen e seancës gjatë ditës së neserme, e mërkurë 25 mars.