Ditën që Podujeva dihet se shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, Ray Nayler nga Ambasada Amerikane viziton rrjetin e OJQ-ve, Demokracia Fillon Këtu-DFK, në Podujevë

Sipas një njoftimi të lëshuar në rrjetet sociale rrjeti Demokracia Fillon Këtu-DFK njofton se sot ka pritur në takim përfaqësues nga Ambasada Amerikane.

Njoftimi i plotë

Sot, drejtori ekzekutiv rrjetit, Demokracia Fillon Këtu-DFK, Shemsi Jashari bashkë me përfaqësues të organizatave joqeveritare aktive në Komunën e Podujevës nga sektor të ndryshëm pritën një delegacion të Ambasadës Amerikane të prirë nga Ray Nayler (zëvendësshef i Sektorit të Diplomacisë Publike) dhe Besim Kokollari (Kënde Amerikane).

Drejtori ekzekutiv rrjetit Demokracia Fillon Këtu-DFK, Shemsi Jashari bashkë me përfaqësues të organizatave nga sektor të ndryshëm, patën rastin të bisedojnë për projektet, sukseset dhe sfidat më të cilat ballafaqohet shoqëria

civile në Komunën e Podujevës.

Nga ana e ambasadës Amerikane z. Ray Nayler, përgëzoi rrjetin Demokracia Fillon Këtu-DFK, për punën dhe angazhimin në funksion të kordinimit të aktiviteteve të shoqërisë civile dhe paraqiti mundësit dhe angazhimin e Ambasadës Amerikane, më shoqërinë civile në Kosovë duke shpjeguar mundësitë e përfitimit të organizatave të shoqërisë Civile nga Komuna e Podujevës prej programeve të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Ray Nayler, falenderoi drejtorin Ekzekutiv Shemsi Jashari dhe përfaqsuesit tjerë nga shoqëria civile për pritjen e organizuar duke shprehur vullnetin për bashkëpunim në të ardhmën e afërt.

Ai siguroi pjesëmarrësit se në planifikimin e programeve për mbështjetje pëe organizatat e shoqërisë civile do të marr parsyshë edhe vërejtjet dhe rekomandimet e tyre.

Rrjeti Demorkacia Fillon Këtu –DFK mbetet e përkushtuar për të avancuar rolin e shoqërisë civile në komunën e Podujevës duke qenë aktiv në organizimin, avokimin dhe iniciativat që bënë bashkë akter të rëndësishëm ne funksion dhe dobi të organizatave të shoqërisë civile në Podujevë.

KomunikatëRay Nayler nga Ambasada Amerikane viziton rrjetin e OJQ-ve, Demokracia Fillon Këtu-DFKSot, drejtori…

Geplaatst door Rrjeti i OJQ-ve Lokale "Demokracia Fillon Këtu" op Maandag 3 februari 2020