DËSHTIMI I DREJTORISË SË SHËNDETËSISË NË PODUJEVË

Shkruan Shemsi Jashari
Drejtor ekzekutiv -Demokracia Fillon Këtu-DFK
A ka drejtor të shëndetësisë në Podujevë? Prej kur përballemi me “Covid 19” asnjë informatë për publikun për situatën pandemike nga drejtori i shëndetësisë dr. Zaim Thaqi ne faqën zyrtare të Komunës. Asnjë konferencë për gazetarë. Asnjë paraqitje para qytetarëve për të dhënë një mesazh, qoftë vetëdijësimi apo edhe mbështetje apo inkurajimi!!
Dikush duhet ti tregoj drejtorit se ka përgjegjësi para publikut, se është drejtor ndoshta ka harruar? Zgjohu drejtor, QKMF ka nevojë për ndihmen tënde i ke lënë vetëm disa mjek të mirë që mbaruan duke punuar e shërbim të mirë spo mund të japin.
Që nga marsi i këtij viti kur Pandemia “Covid 19”, Qendra Kryesore e Mjeksisë Familiare-QKMF, këtë bëtejë e nisi me një staf të vogël prej 1, epidemiolog, 12 mjek,16 infermierë për të shërbyer mbi 80 mij banorë sa llogaritet se ka. Me pak paisje dhe me shumë pak menagjim nga drejtoria e shendetësisë.
Tashmë që kemi kaluar disa muaj nga shfaqja e pandmeisë shohim se qytetari i Podujevës nuk ka marrur as për se afërmi shërbimet e nevojshme, pasi në mungesë të menagjimit ska as organizim e as mundwsi për të dhënë shërbime sipa protokollit.
Krejt shërbimin e bëjnë disa mjek-mjeke të mirë që janë të stërngarkuar me punë, derisa disa kolegë të tyre punojnë privat(vizita në shtëpia) në orarë të punës zyrtare duke marr para të majme nga hallegjinjtë e infektuar.
QKMF në Podujevë, japin shërbime sa për të thënë, duke i vizituar të prekurit me “COVID 19” vetëm në fillim kur infektohen dhe asnjëherë më nuk lajmrohen, shumica e të prekurve duhet që të vizitiojnë mjekët privat me një kosto të lartë. Për qudi disa nga mjekët e njejtë që punojnë në Podujevë gjejnë kohë për të vizituar privat të infektuarit me pagesë por nuk kanë kohë sa janë në detyrë!!!
Kostoja për trajtimin në shtëpi të pacientëve me Covid-19 të cilët vet i blejnë medikamentet, varion nga 700 €, plus 30 euro se paku për qdo vizitë në shtëpi, varësisht nga nevoja e trajtimit.
Në QKMF të prekur me COVID 19” deri tani nga stafi mjeksor kemi pasur 4 MJEK, 3 INFERMIER, 1 PULMOLOG, 1 SPECIALIST,1 KUZHINIER, 1 PUNËTOR dhe gjatë kohës sa këta kanë qenë jashtë detyrës niveli i shërbimeve ka rënë edhe më shumë në mungesë stafi .
Është koha të kërkohet ndihma e vullnetarëve për të ndihmuar QKMF deri të kalon kjo situatë pandemike. Marre është të mos japni shërbimin e nevojshëm e jo të kërkoni ndihmë.
Për çudi, siç ndodh zakonisht në Podujevë për këtë situatë jo të mirë në menagjim ska reaguar askush, ndoshta sepse ska opozitë e cila merret me problemet e qytetarëve llapjan. Janë të zënë duke komentuar zhvillimet e nivelit qendorë dhe dialogun Kosovë –Serbi!!!

DËSHTIMI I DREJTORISË SË SHËNDETËSISË NË PODUJEVËA ka drejtor të shëndetësisë në Podujevë? Prej kur përballemi me…

Geplaatst door Shemsi Jashari op Zondag 23 augustus 2020