Demokracia Fillon Këtu-DFK: Të organizohen nënshtabet e krizës në fshatra

Thirrje për Komunën e Podujevës, Të organizohen nënshtabet e krizës në fshatra jemi të gatshëm për punë vullnetare për të ndihmuar

 Rrjeti Demokracia Fillon Këtu-DFK, sot i ka bërë thirrje komunës së Podujevës për të mobilizuar gjith akterët për të përballuar më lehtë krizën e Pandemisë “COVIT 19”

Duke parë gjendjën në të cilën ndodhemi nuk e kemi luksin për të shkuar pas krizës duke sanuar dëmët por duhet të ndërrmarim masa preventive të menjëhershme për të organizaur çdo mekanizëm për të qenë në nivel të detyrës, për të dhënë maksimumin për të minimizuar dëmët e mundëshme.

Fatkeqësisht komuna e Podujevës është goditur me rastet e para të prekjes nga Virusi COVID 19 dhe si pasoj kemi edhe viktimën e parë në nivel vendi po nga komuna jonë. Prandaj duhet në maksimum të përkushtohemi dhe mobilizohemi tërë qytetarët bashkë me institucionet lokale për të përballuar këtë situate.

Në funksion të kësajë rekomandojmë:

  1. Të themelohen nënshtabet krizës në çdo lokalitet-fshat në nivel komune.
  2. Të caktohen përgjegjësit e fshatrave dhe të publikohen emrat e tyre në menyrë që qytetarët të kenë një adresë për tu drejtuar në lokalitetin e tyre.
  3. Të identifikohen të gjitha rastet sociale dhe rastet tjera që mund të kenë nevojë për mbështetjë për çdo fshat a lokalitet për të iu dal në ndihmë në rastë nevoje.
  4. Të identifikohen burimet dhe pikat e furnizimit me ushqime në nivele të fshatrave në rast nevoje
  5. Të kërkohet nga Komisioni komunal për veprime dhe masave parandaluese e mbrojtëse nga COVID 19 i Komunës së Podujevës, raportime nga nënshtabet për rastet e përsonave të kthyer nga diaspora dhe për rastet e mosrespektimit të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.
  6. Të kordinohet shpërndarja e ndihmave të donatorëve dhe institucioneve komunale përmes këtyre nënshtabeve me qëllim të mos keçpërdoren apo të shkojnë aty ku ka nevojë.

Për të realizuar këtë në si shoqëri civile jemi të gatshëm që me pune vullnetare të ndihmojmë për aq sa kemi mundësi e kapacitete me qëllim që bashkë të bëjmë më të mirën për ta kaluar këtë situatë.

Bashkë e kalojmë me lehtë

Rrjeti Demokracia Fillon Këtu-DFK

Thirrje për Komunën e PodujevësTë organizohen nënshtabet e krizës në fshatraDuke parë gjendjën në të cilën ndodhemi…

Geplaatst door Rrjeti i OJQ-ve Lokale "Demokracia Fillon Këtu" op Maandag 23 maart 2020