Agim Veliu në vijë me presidentin Thaqi përshëndet arritjen e marrëveshjes

Superministri i Kurtit, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se çdo marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur.

Sipas tij, roli Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm.

Postimi i plotë: Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm.

Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur.

Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta.

Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në…

Geplaatst door Agim Veliu op Vrijdag 14 februari 2020