Adil Behramaj: Pa u bërë as një javë, Albin Kurti menjëherë ia paska nisur të flasë si UNMIK-u dhe Ban Ki-moon

Ish këshilltari i presidentit Thaqi Adil Behramaj në një postim në facebook ka kritikuar qasjen e Albin Kurtit rreth bashkimit kombëtar duke i thënë se ka qasjen sikur UNMIK dhe Ban Ki Moon 

Pa u bërë as një javë, Albin Kurti menjëherë ia paska nisur të flasë si UNMIK-u dhe Ban Ki-moon. Për mediumin gjerman “Deutschlandfunk”, Kurti paska thënë që aktualisht nuk kemi të drejtë të bashkohemi me Shqipërinë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën tonë. Njëjtë ka qenë edhe më herët, por Kurti premtonte se do ta bënte. Pasi që po e merr pushtetin iu kujtua që qenka antikushtetues.
Ai këto ditë u mundua të tërhiqet, duke thënë se po të mbahej ndonjë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro. Jo, jo, Kurti tash e ka shumicën dhe duhet ta organizojë vetë referendumin. Ligjin aktual për referendum brenda 1 jave mund ta plotësojë/ndryshojë dhe procedojë në Kuvendin e Kosovës. Me kënaqësinë më të madhe, të gjitha partitë shqiptare, do ta votonin. Kurrfarë problemi nuk janë votat për këtë punë.
Koha për t’i mbajtur premtimet!