A do të kemi alternativë të re opozitare në Podujevë?

A po paralajmrohet një iniciativë të re qytetare në Podujevë, për çka e ka fjalën aktivisti i shoqërisë civile Shemsi Jashari?

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të nëntorit 2019 në Podujevë, kanë thyer mitet se Podujeva është bastion i LDK-së, dhe nuk mund të ndërrohet.

Fitorja dërrmuese e Lëvizjës vetëvendosje pa balotazh në Podujevë, i ka dhënë një goditje të madhe LDK-së, së Agim Veliut duke bërë që edhe në zgjedhjet e fundit për kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021  të vazhdoj rënia drastike e LDK-së dhe PDK-së e rritja e LVV-së. Kjo votë masive është vlerësuar si votë ndëshkuese për LDK-në dhe PDK-në, më shumë se votë për LVV-në.

Por kush do të përballet me Vetëvendosje gjatë mandatit të saj dhe rritjes së madhe që ka shënuar? Duke qenë se LDK dhe PDK nuk shquhen për opozitarizëm në Podujevë dhe si duket janë dorëzuar para Lëvizjës Vetëvendosje, duket se këtë zbraztësirë po synon ta zë shoqëria civile,të pakten kështu ka dhënë sinjale Shemsi Jashari aktivist i shoqërisë civile i cili njihet për kritikat dhe opozitarizmin aktiv gjatë qeverisjës së Agim Veliut.

Ai në profilin e vet në facebook ka shkruar një shkrim që flet për një alternativë të re Opozitare.

Shkrimi i plotë

Një alternativë e re opozitare

Podujeva ka nevojë për një alternativë të re opozitare, pa hipoteka, pa lakmi dhe që në fokus e ka mbikqyrjen e punës së pushtetit lokal.

Një opozitë qytetarie pa inate e pa frig nga humbja e privilegjeve.

Një opozitë që jep alternativa për nivelin lokal e që nuk merret shumë me probleme të nivelit qendror e global!!

Një opozitë që krahas kritikës jep edhe alternativen si duhet të adresohen problemet dhe nevojat e qytetarëve, banorë të komunës së Podujevës.

Një opozitë që është gati të sakrifikoj, kohë mund e dije për interes të qytetarëve.

Podujeva ka potencial intelektual të mjaftueshëm që dijnë,duan dhe ia dalin.