Kadri Veseli takim me drejtuesit e odave kryesore ekonomike të Kosovës

Përmes një postimi në facebook, Kryetari Veseli ka njfotuar se ka pritur ne takim drejtuesit e odave kryesore ekonomike të Kosovës për të diskutuar mbi kërcënimet që po i vijnë ekonomisë sonë prej pandemisë

Sot pata një takim me drejtuesit e odave kryesore ekonomike të Kosovës për të diskutuar mbi kërcënimet që po i vijnë ekonomisë sonë prej pandemisë. Prej tyre mësova se mbi 60 mijë biznese dhe mbi 280 mijë punëtorë të sektorit privat janë pranë kolapsit ekonomik dhe kanë nevojë imediate për mbështetjen e shtetit. Iu tregova se PDK-ja ka disa javë që ka propozuar një pako emergjente, prej së paku 300 milionë euro, për të stimuluar ekonominë dhe ndihmuar punëtorët e sektorit privat.

Qeveria në ikje ka folur për një propozim të vonuar, të pamjaftueshëm të cilën po përpiqet ta kalojë në mënyrë të paligjshme duke anashkaluar detyrimin kushtetutes për të kaluar në Kuvend ristrukturimin e buxhetit.

Nuk ka më kohë për të humbur. Gjendja është alarmante në të gjitha vendet e Evropës të cilat i kanë vënë tashmë në veprim planet emergjente ekonomike për situatën. Prandaj, si lider i opozitës, do të marr iniciativën për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, ku do të mund të hartojmë bashkërisht një pako të plotë e gjithëpërfshirëse për shpëtuar ekonominë të cilën mandej ta votojmë e vëmë në zbatim menjëherë.

Sot pata një takim me drejtuesit e odave kryesore ekonomike të Kosovës për të diskutuar mbi kërcënimet që po i vijnë…

Geplaatst door Kadri Veseli op Vrijdag 3 april 2020